Celebrities Gossip Showbiz

Askush nuk e ka ditur, ja ndyshimi drastik që ka bërë Einxhel Shkira pas daljes nga ‘BBV’!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë. Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre.ku na kanë zbuluar se  së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Së fundmi Einxhel ka postuar në kanalin e saj në YouTube një video teksa ajo dhe Dagz kanë parë testin e shtatëzanisë disa muaj më parë, por ajo që u vu menjëherë në dukje ishte modeli i flokëve të Einxhel. Bukuroshja shfaqej me një ‘look’, të cilin nuk e kemi parë kurrë më parë deri më tani. Më pas me disa postime në Instastory Einxhel na ka treguar se pas daljes nga ‘Big Brother Vip’ ka bërë një super ndryshim në pamjen e saj duke i prerë flokët shumë shkurt, por askush nuk e ka ditur këtë.

Einxhel dhe Dagz kanë bërë plot 8 muaj që janë bashkë dhe përveç faktit që na kujtuan se koha fluturon, po ashtu na treguan se nuk mund të ishin më të ëmbël me njëri-tjetrin me dedikimet e tyre në këtë ditë të veçantë për ta.