Gossip Music Showbiz

“Askush të mos këndojë aty ku këndojnë “këngëtarët” e rinj”, çfarë e ka irrituar kaq shumë Erik Lloshin?

Ai është një nga këngëtarët me zërin më të veçantë dhe së fundmi ka reaguar tepër i shqetësuar me fenomenin e numrit të këngëtarëve të rinj që po i shtohen tregut muzikor shqiptar. E kemi fjalën për Erik Lloshin i cili para pak kohësh ishte i ftuar në “Top Albania Radio” për të kujtuar momentet e krijimit të disa prej këngëve të tij që fansat i duan shumë dhe i këndojnë shpesh.

Nëpërmjet një video të gjatë në Instagram për ndjekësit, Eriku ka përmendur faktin që lokalet tashmë po marrin këngëtarët e rinj që e quajnë veten “këngëtarë”, dhe madje pa asnjë të drejtë këndojnë të gjithë repertorin e këngëtarëve të vjetër.

Është për të ardhur keq që i duket vetja më lart se ne. Kush je ti more, nuk arrin ta kuptosh kush je se po të arrije ta kuptoje atëhere nuk do të duket vetja shumë lart. Të paktën ne e kemi fytyrën në vend. Nuk do të bie në nivelin të degjenerohem siç degjeneroheni ju. Aty ku këndon llumi, nuk ka vend për ne….

Artisti ka nisur gjithashtu një “nismë” duke ftuar këngëtarë të tjerë t’i bashkohen. Eriku kërkon që askush të mos pranojë të shkojë në lokalet ku do të performojnë “këngëtarët” e rinj.