Celebrities Gossip Showbiz

Askush tjetër përveç këtij personi publik nuk mund ta lumturonte Borën ditën e ditëlindjes së saj më shumë se…

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë është padyshim një prej prezantueseve më të njohura shqiptare. Bukuroshja jo vetëm që prezanton një nga programet më hit në vendin tonë me një sukses dhe shikueshmëri shumë të madhe si “Për’Puthen”, por gjithashtu është përfolur aq shumë edhe për marrëdhënien e saj me Donald Veshajn.

Ditën e djeshme moderatorja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun festoi ditëlindjen e saj të 30-të. Pavarësisht se ka qenë një vit plot me sfida por edhe me suksese për të padyshim mund të themi se bukuroshja ka një ‘pasuri’ shumë të madhe që rrallë gjendet ditëve të sotme dhe bëhet fjalë pikërisht për shoqen e saj të ngushtë që e emocionoi Borën ditën e ditëlindjes së saj.

Edhe pse ka qenë një nga emrat më të lakuar në të gjithë rrjetin, prezantuesja ka ditur që gjithmonë të ruaj qëndrimin e saj duke mos dhënë shumë detaje në lidhje me jetën e saj. Semi, gjithashtu i ka qëndruar gjithmonë në krahë që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Rikujtojmë se para pak kohësh në emisionin “Për’Puthen” ajo ftoi mikeshën e saj në një mbrëmje shumë speciale të spektaklit, ku nuk munguan edhe suprizat e bukura dhe shumë të veçanta.