Sport

Asnjë marrëveshje, edhe këtë fundjavë nuk do të ketë ndeshje futbolli

Nuk ka marrëveshje, edhe këtë fundjavë nuk do të ketë ndeshje futbolli. Ndonëse palët janë përafruar në qëndrime, takimi i sotëm mes Ligës Profesioniste të Futbollit dhe Ministrisë së Financave u mbyll pa akord.

Presidenti i Ligës Edvin Libohova deklaroi se bojkoti vazhdon deri në plotësimin e 4 kërkesave që kanë të bëjnë me faljen e gjobave, rishikimin e tatim-taksave dhe Ligjit të Sponsorizimeve.

I dërguari i Kryeministrit, Fidel Ylli që ndërmjetëson mes palëve tha se të premten do të ketë një tjetër takim. Sot janë zgjidhur 90% e problematikave.