Gossip

Asnjë sekond qetësie për Eduartin dhe Arbanën! Kritikohen nga ndjekësja për…

Një ndër çiftet më të ëmbël e të dashur të shoëbiz-it shqiptarë është padyshim Eduarti me Arbanën. Kjo dyshe është kombinimi perfekt, nuk dështojnë kurrë së na dhuruari pamje të këndshme së bashku si dhe shumë humor.
Mbrëmjen e djeshme duket se në shtëpinë e çiftit janë mbledhur disa nga miqtë e tyre për të shijuar një darkë mes tyre dhe sigurisht nuk kanë munguar fotot dhe video nga tryeza e përgatitur me shumë elegancë.

Një orë më parë, moderatorja ka postuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram nga mbrëmë ku ishn prezent dhe shumë foto nga ushqimet e gatuara nga vetë ajo. Përpos elegancës dhe stilit që tërheq vëmendje në foto, diçka tjetër na ka kapur syrin dhe është komenti i një ndjekëse e cila i ka kritikuar për shtrimin e tavolinës.
Fansja ka shkruar se “piruni rri në të majtë dhe thika dhe luga në të djathtë”.

Sigurisht që Arbana nuk ka vonuar dhe i ka kthyer një përgjigje duke i shpjeguar se tavolinën nuk e kishte shtruar ajo, por Edi, pasi ajo ishte duke gatuar. Sipas saj ishte një surprizë shumë e bukur ky gjest i Eduartit.

Gjithsesi, as Edi nuk mund të rrinte pa i dhënë një përgjigje kësaj kritike, ku humori është gjithmonë prezent…

Ti thuaj mirë që e shtrova . Do dhe pirunin në krahun e majtë!