Kuvendi ka miratuar sot me asnjë votë kundër projekt rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.
Në votim kanë marrë pjesë 113, të cilët kanë votuar të gjithë pro.
“Pr/rezolutë për Srebrenicën. 113 deputetë morën pjesë. 113 vota pro”, tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Lulzim Basha, ish-kreu i PD, kërkoi që edhe rezoluta për genocidin e Serbisë në Kosovë të futet sa më shpejt në rend të ditës.
Në mbrojtje të rezolutës, e cila shpall 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtëm, Olta Xhaçkatha se harmonizon marrëdhëniet e Shqipërisë në rajon.
Rezoluta dënon pandëshkueshmërinë ndaj krimeve të luftës, që shkel mbi dinjitetin e më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Sreberenicë, të mbijetuarave dhe familjeve të tyre. Gjenocidi i Srebrenicës ose Tragjedia e Bosnjës është një krim lufte i zbatuar në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet!
Po ashtu si një vend anëtar i NATO-s edhe Shqipëria i ka dhënë ‘ok’ anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë me procedurë të përshpejtuar në aleancë. Sot në Kuvend 114 deputetë kanë votuar pro dhe asnjë kundër.
Ndërkohë, Kuvendi ka hedhur poshtë 4 amendamente të propozuara nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Tritan Shehu.