Celebrities Showbiz

Aspak e lumtur që ka mbushur 40-vjeçe, aktorja e njohur tregon arsyen pse!

Ndoshta nuk e besoni por aktorja e njohur, Jessica Alba muajin e kaluar festoi 40-vjetorin e lindjes.  Së fundmi, në një intervistë për Jimmy Fallon në “The Tonight Show”, bukuroshja u shpreh se 40 vjetori është një përvojë e çuditshme.

Të mbushësh 40 vjeç është kaq e çuditshme sepse ajo moshë thjesht ndihet…agresive.

Artistja së fundmi ka treguar detaje nga jeta e saj që askush nuk i dinte. Këto bukuroshja i ka treguar në kopertinën e revistës “Romper”. Në vitin 2008, ajo u bë nënë për herë të parë dhe pikërisht mëmësia e shtyu Jessica-n të hiqte dorë nga aktrimi. Kjo për t’iu përkushtuar më shumë fëmijëve e familjes së saj, pasi kjo ishte gjëja që e bënte të ndihej mirë dhe e lumtur.

Alba gjithashtu zbuloi se ka një marrëdhënie shumë të hapur me vogëlushet e saj dhe e gjitha kjo vetëm falë terapisë. Rikujtojmë, se aktorja është mama e tre fëmijëve, Honor, Haven dhe Hayes. Së fundmi, Jessica ka nisur të aktivizohet sërish në aktrim, por fokusi i saj më i madh vazhdojnë të mbeten bizneset dhe familja e saj.