Celebrities Gossip Lifestyle Showbiz

Aspak si Rihanna, të famshmet që arritën të fshehin me mjeshtëri shtatzënitë e tyre!

Shtatzënia nuk është një periudhë e lehtë për një grua. Brenda 9 muajve, në jetën e saj ndodhin ndryshime drastike fizike dhe emocionale. Pavarësisht kësaj, shumë nëna të ardhshme vazhdojnë të shkojnë në punë dhe të bëjnë gjërat e tyre të zakonshme. Për të famshmet, këto gjëra përfshijnë kalimin në tapetin e kuq, ku pritet të shkëlqejnë.

Ne në këtë artikull vendosëm të kujtojmë personazhet e famshme që u shfaqën para kamerave me veshje aq të përsosura saqë vetëm fansat shumë të vëmendshëm mund të dallonin se po shikonin një grua shtatzënë. Njihuni me disa prej tyre:

1.Blake Lively/5 muajshe

2.Claire Danes/6 muajshe

3.Angelina Jolie/5 muajshe

4.Gigi Hadid/3 muajshe

5.Kristen Bell/7 muajshe

6.Cardi B/4 muajshe

7.Katy Perry/3 muajshe

8.Marion Cotillard/5 muajshe

9.Gal Gadot/6 muajshe

10.Jennifer Garner/4 muajshe

Ndërkaq, teksa shumë artiste janë munduar ta fshehin se janë në një pritje të ëmbël duke veshur rroba të gjera, diva e muzikës pop, Rihanna nga ana tjetër ka bërë të kundërtën. Stili gjatë kësaj periudhe i artistes po bën shumë bujë. Këngëtarja në daljet e saj publike është parë mjaft e guximshme me stilin e saj, teksa i ka treguar të gjithë botës se nuk ka frikë të veshë bluza me barkun përjashta.