Ndryshe Politikë

Astrologia Pranvera Xhafa: “Edi Rama është i klonuar!”

E ftuar këtë episod të fundit në ‘Ndryshe’ ishte Pranvera Xhafa, astrologe dhe studiuese e shkencave okulte. Padyshim që si një eksperte e astrologjisë, Pranvera nuk mund të mos pyetej lidhur me politikanët shqiptarë duke na treguar kështu disa kuriozitete që sipas saj dhe shkencës që studion janë të vërteta.

Kemi një politikan të klonuar në Shqipëri. Është ai më kryesori, Rama. Nuk e dimë se sa herë kloni i tij shfaqet nëpër evenimente apo në shtete të caktuara, por e ka. Kloni është njeri. Nuk ka aktor që e luan, por ka klonin. Nuk është politika shqiptare aq e rrezikuar sa të ketë aktorë. Edhe Putin është i klonuar, këtë e ka thënë vetë bashkëshortja e tij para disa vitesh ‘ky nuk është burri im’.

Sipas astrologes a do të arrijë Berisha të rikthehet në pushtet? Dhe a do të arrestohen poltikanët tanë?

Berisha ka lënë disa gjëra pa mbyllur në egon e tij ose dhe disa gjëra qe mendon se nuk i ka bërë mirë më parë. Asnjë nga këta politikanë qe shihni sot nuk do të jetë deri në 2030. Asnjëri nuk do hyjë në burg. Politikisht është i favorizuar Rama por zgjedhjet e ardhshme nuk i fiton.