Së fundmi është konfirmuar lajmi se reperi i njohur Kendrick Lamar do të kryesojë shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl. Kjo do të jetë hera e dytë që artisti fitues i çmimeve Grammy dhe Pulitzer do të performojë në një nga ngjarjet më të lakmuara në muzikë ama do të jetë hera e parë si artisti kryesor i eventit.
Në një deklaratë të dhënë së fundmi artisti u shpreh se:
Muzika rap është ende zhanri më me ndikim deri më sot. Dhe unë do të jem atje për t’i kujtuar botës pse ata zgjodhën të duhurin.
Super Bowl do të mbahet më 9 shkurt në New Orleans, Luiziana. Ndërkohë rikujtojmë se Lamar performoi së bashku me Dr.Dre, Snoop Dogg, Eminem dhe Mary J Blige në shfaqjen Super Bowl 2022.
Reperi i lindur në Compton, 37 vjeç, njihet si një nga tekstshkruesit më të mirë në zhanrin hip-hop. Në vitin 2018, ai u bë artisti i parë hip-hop që fitoi çmimin Pulitzer për muzikë. Lamar bëri bujë këtë vit për konfliktin publik me reperin kanadez Drake, ku dy yjet publikuan një seri këngësh ‘diss’ në fillim të këtij viti. Dy nga këngët me kontribute nga Lamar u bënë hite të mëdha, një në bashkëpunim me Future dhe Metro Boomin “Like That” dhe “Not Like Us”.