Celebrities Live From Tirana

Atdhe Xharavina në TAR: “Kur aplikova për t’u bërë pjesë e “Përputhen” çova fotot e vëllait…”

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio ish-konkurrenti i sezonit të dytë të “Përputhen”, Atdhe Xharavina. Si rrallëherë Atdheu na foli pak më shumë për familjen si dhe marrëdhënien e veçantë që ai ka me ta.

Familja është çdo gjë për të gjithë dhe ngaqë kam jetuar shumë kohë vetëm gjithmonë kam qenë me mall. Mundohem t’ju shfaq atë mungesën time, t’i postoj shpesh në rrjete sociale sepse nuk kam pse t’i fsheh. Vëllai më ka përkrahur sepse është edhe vëllai i madh, e kam në krahun tim gjithmonë.

Hyrja në “Përputhen”, si ka qenë zanafilla?

Ndodhi kështu. Atje ku jetoja u ktheva sepse ra pandemia dhe thash po kthehem në Shqipëri sa të stabilizohej situata. Isha në shtëpi me vëllain, po shihja “Përputhen” dhe aplikova. Çova fotot e vëllait si me shaka. Më morën në telefon, shtysa ka qenë një shoku im nga Gjermania. Shkova në audicione dhe kishte plot meshkuj. Ishte shaka aplikimi im por ishte eksperiencë e bukur. Isha single dhe thash ta provoja një njohje me një vajzë përmes televizionit. Në audicione kishte shumë rradhë, pritje të gjata dhe u acarova shumë, e grisa fletushkën dy herë por shoku im këmbënguli që unë të prisja dhe kështu ndodhi derisa më pranuan.

Atdheu në jetën e përditshme është një djalë i përkushtuar, punëtor, i fokusuar në bizneset e tij. Por çfarë ka për të thënë në lidhje me njerëzit që komentojnë çdo foto të tij të postuar në rrjetet sociale?

Më keqkuptojnë shumë njerëzit. Hedh një arush dhe e lidhin me dikë tjetër.(qesh) Njerëzit që rrijnë kot dhe merren me mua se çfarë hedh në Instagram nuk i llogaris fare. Kur jam parazit si ata jua kthejë.(qesh) Nuk kanë faj politikanët që na shtypin si popull, jemi dele. Kam mesazhe pafund nga njerëz që më duan, të shfaqin një dashuri të madhe. Ka njerëz pastaj që çuditem, burra 50-vjeç dhe merren me “Përputhen”, me fotot që postojmë. Jap material shumë për jetën time personale dhe ndoshta prandaj ndodh.