Gossip Showbiz

“Atë që ta bën fëmija s’ta bën perëndia”…aktori i njohur e pëson keq nga vajza e tij!

Aktori i famshëm i “Magic Mike”, Channing Tatum, kur bëhet fjalë për të bijën e tij Everly i merr parasysh të gjitha. Së fundmi 40-vjeçari ka ndarë me ndjekësit në InstaStory një foto të pamjes së tij të transformuar pasi vogëlushja e tij i kishte vendosur ton në sy, i kishte lyer faqet, buzët dhe thonjtë me manikyr.

Ju do i lejonit fëmijë tuaj t’jua bënin këtë?!

Channing është gjithashtu autor i një libri për fëmijë, libër që flet për marrëdhënien e një vajze të vogël me babain e saj. Aktori është baba i Everly-t nga martesa e tij me Jenna Dewan, me të cilën është ndarë.

Rikujtojmë, se këngëtarja e famshme Jessie J dhe Channing nisën të dilnin në tetor të 2018-s, pas divorcit të Channing me Jenna Dewan, me të cilën ishte i martuar prej 9-vitesh. Ndarja e ish-dyshes së njohur ishte një ndër ngjarjet e bujshme të showbiz-it.

Shumë lajme qarkulluan për ndarjen e tyre dhe u aludua se Jessie J nuk u mundua të flasë as nëpër intervista e dalje publike, por në një këngë që do t’i ngelë kujtim përjetë. 33-vjeçarja nga ana tjetër ka bërë publike romancën e saj më të re me partnerin, Max Pham Nguyen.