Celebrities Gossip Showbiz

‘Atë që të bën fëmija nuk ta bën as perëndia’, nëna e Paris Hilton e tronditur nga vajza e saj!

Së fundmi, nëna e Paris Hilton, Kathy Hilton është pikëlluar shumë pasi pa dokumentarin e vajzës së saj,“This Is Paris”, në të cilin trashëgimtarja e njohur, foli për përvojat e saj traumatizuese dhe abuzive në një konvikt në Juta. 62-vjeçarja gjatë një interviste me gazetarin Andy Cohen u shpreh se:

Më futi në depresion.

Ylli i “Real Housewives of Beverly Hills” pranoi se ajo fillimisht nuk donte ta shihte filmin, i cili u shfaq premierë në YouTube në shtator të vitit 2020, sepse mendoi se do të ishte shumë e dhimbshme të dëgjoje për kohën e Paris-it në shkollën “Provo Canyon”.

Ishte e tepërt vetëm pasi pashë klipet dhe promot, sepse mund të imagjinoni që sapo po e zbuloja për abuzimin. Ishte me të vërtetë shkatërruese që ajo e mbajti atë sekret për 20 vjet.

Mes tjerash, ajo tha se vendosi ta shohë dokumentarin me të bijën pasi shoqja e saj i tha që ky veprim është i rëndësishëm për Paris. Rikujtojmë ndërkaq se vitin që lamë pas, Paris Hilton u martua me sipërmarrësin Carter Reum në një ceremoni luksoze të organizuar në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air, ndërsa në ceremoni ishin të ftuar Emma Roberts, Ashley Benson dhe Bebe Rexha.

40-vjeçarja konfirmoi lajmin duke publikuar në Instagram disa fotografi para ceremonisë, ku shfaqej me fustanin e saj të nusërisë të punuar nga “Oscar de la Renta”. Vlen të theksojmë se Paris mund të jetë shumë e apasionuar pas veshjeve dhe i pëlqen shumë e bukura, por ka një veshje në veçanti që asaj nuk i paska pëlqyer aspak.

Paris nuk i pëlqenin aspak fustanet e shoqërueses në dasmën e motrës së saj. Në episodin “Paris in Love”, 40-vjeçarja zbuloi se ajo i urrente fustanet e shoqërueses së nuses, Nicky Hilton Rothschild, që kishte zgjedhur për dasmën e saj në vitin 2015.