Aktualitet

Atentat biznesmenit në Sarandë, identifikohen autorët!

Atentat ndaj pronarit të një lokali në Sarandë, plagoset shënjestra, si dhe një pushues, shtetas shqiptaro amerikan. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar jugor.

Spiro Iljadhi u qëllua me breshëri automatiku dhe u dërgua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë ku iu nënshtrua një operacioni. 20 plumbat e zbrazura kapën edhe turistin Mario Jano, i cili kishte zgjedhur Sarandën për të pushuar. Fatmirësisht, Jano ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Spiro Iljadhi njihet si biznesmen e gjithashtu me emrin Ermal Iljazi. Policia po vëzhgon kamerat e sigurisë për të zbardhur ngjarjen. Nga plumbat u dëmtua edhe një automjet tip “Range Rover”.

Sot, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Disa orë pas ngjarjes, blutë njoftuan se identifikuan e shpallën në kërkim tre autorët e plagosjes së dyfishtë në Sarandë. Ata janë vëllezërit Andrea e Visi Caushi, si dhe shoku i tyre Redjan Hadëri. Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit pranë lokalit në pronësi të Iljadhit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorëve.