Bota

Atentat kamikaz pranë kufirit me Afganistanin!

Sulm vetvrasës në Pakistan, pranë kufirit me Afganistanin. Të paktën tre pjesëtarë të forcave pakistaneze të sigurisë u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në një atentat kamikaz të marrë përsipër nga talebanët pakistanezë të TTP-së.

Ngjarja ndodhi në një post-bllok në Kueta të Beluçistanit, në Pakistan.

Militantët e Tehrik-e-Taliban Pakistan, TTP konfirmuan përgjegjësinë për sulmin. Një nga luftëtarët tanë me jelek shpërthyes, hodhi veten në erë pranë një blloku policor, në afërsi të kufirit. Mbi 25 agjentë u vranë.

Por bilanci i viktimave që jepet nga militantët talebanë pakistanezë, nuk konfirmohet nga burime zyrtare.