Aktualitet

Atentat me armë zjarri në Elbasan-Peqin, nuk raportohet për të lënduar!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, qëllohet në drejtim të një mjeti me targa të vjedhura.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, teksa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.  Makina që ka qenë në shënjestër është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia ka rrethuar zonën. Informacione të tjera priten të mësohen në minutat në vijim.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMW, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021.

Personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë braktisur mjetin dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.