Aktualitet

Atentat me armë zjarri tek “Liqeni i Thatë”, 63-vjeçari i shpëton mrekullisht plumbave!

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e sotme, tek nënkalimi i ‘Liqenit të Thatë’, në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se dyshohet që një person ende i paidentikfuar, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të një automjeti tip Benz, me drejtues shtetasin Lulëzim Masha, 63-vjeç.
Burimet thonë se pasi ka qëlluar me armë autori është larguar nga vendngjarja në këmbë, ndërsa 63-vjeçari ka shpëtuar mrekullisht nga të shtënat me armë.

Lulëzim Masha, administrator i shkollës Willson udhëtonte i vetëm në automjet.

Ndërkaq, policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të Tiranë me qëllim kapjen e autorit, ndërsa janë sekuestruar çdo provë e mundshme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes.