Aktualitet

Atentat me ‘dron-tritol”, sulmohet biznesi i Lefter Kokës në Durrës!

Biznesi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dy ditë më parë është sulmuar me tritol të lëshuar nga droni, një metodë kjo e padëgjuar më parë në Shqipëri.  Sipas burimeve objektiv i sulmit ishte kantina e pijeve “Gjergj Kastrioti” në lagjen numër 14 në Durrës.

Autorët kanë përdorur një dron të mbushur me ekskplozivë, i cili ka shpërthyer duke u lëshuar nga droni mbi tarracën e godinës 3-katëshe të biznesit, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në kantinën e pijeve aksioner është edhe Lefter Koka, aktualisht deputet, i zgjedhur edhe në zgjedhjet e 25 prillit nga radhët e PS-së, ndërkohë që më parë është zgjedhur në 2 legjislatura si deputet i LSI-së.

Për ngjarjen, Policia e Shtetit ka arrestuar një të dyshuar i cili ka në pronësi një lokal. Ndaj të dyshuarit, Gjykata e Durrësit këtë të premte vendosi masën e sigurisë  “arrest me burg”.

Sipas policisë shkak i kësaj ngjarje dyshohet se është konflikti tregtar për markën e verës. /Shqiptarja.com/