Celebrities Fashion Health & Beauty

Kombinimit që ju mund t’i thoni kategorikisht ‘JO’, modelja e kthen në trend!

Modelja e njohur italiane Elisabetta Gregoraci së fundmi mori pjesë në javën milaneze të modës dhe mund të themi se i befasoi të gjithë me pamjen e saj. 41-vjeçarja u shfaq në super formë, ndërsa kishte zgjedhur një kombinim me të cilin pak do të guxonin: një fustan të shkurtër të bardhë tepër elegant të kombinuar me një palë çizme të zeza lekure, të gjata deri tek gjuri!

Në fakt, është një zgjedhje shumë guximtare, por që tani që po e shohim të veshur tek modelja bukuroshe nuk po na duket aspak keq! Hidhini një sy look-ut të saj, si ju duket?!

Rikujtojmë, se Elisabetta Gregoraci ka qenë prej vitesh e martuar me biznesmenin Flavio Briattore. Pas ndarjes së bujshme të tyre, ai u lidh me një vajzë 49 vite më të re. Gregoraci e kritikoi asokohe Flavio-n duke shprehur se:

Nuk është problem të kesh një lidhje tjetër, por mosha. Kjo është destabilizuese.

Ndërkaq, ju sjellim në vëmendje se është rikthyer moda e viteve 2000. Duke përfshirë këtu xhupat Juicy Couture, kapele ‘kamionistësh’ dhe xhinset e gjera. Supermodelja amerikane Bella Hadid, sapo ka rikthyer në modë fundin e gjatë xhins. Po flasim për një fund xhins që të mbulon këmbët deri nën gju.

Sapo kemi hyrë në stinën e vjeshtës dhe me siguri një nga shqetësimet kryesore të atyre që ndjekin modën është se çfarë duhet t’i shtojnë gardërobës së tyre. Ju ndoshta keni filluar të kurseni disa kombinime interesante në Instagram tani që temperaturat kanë rënë dhe thashethemet e shtatorit po vijnë.