Fashion Gossip

Atletet e Kanye West, më të shtrenjtat në histori! Jeni kurioz të mësoni çmimin e tyre?!

Atletet e para ‘Yeezy’ të veshura ndonjëherë në publik nga reperi i njohur Kanye West do të dalin në shitje për mbi një milion dollarë. “Nike Air Yeezy 1”, me të cilat reperi amerikan debutoi në edicionin e 50-të të ‘Grammy Awards’ në vitin 2008, do të jenë ndër atletet më të shtrenjta që janë shfaqur ndonjëherë në treg. Kjo sipas shtëpisë së ankandit “Sotheby”, e cila po organizon shitjen.

Të përshkruara në një njoftim për shtyp si “një nga atletet më të çmuara dhe më të kërkuara në ekzistencë”, këpucët do të ofrohen përmes shitjes private pasi të shfaqen në Hong Kong më vonë këtë muaj. Sotheby’s nuk zbuloi një çmim të saktë të kërkuar, megjithëse tha se e ka vlerësuar artikullin “më shumë se një milion dollarë”.

Ndërsa nuk ka asnjë rekord të njohur për shitjet e atleteve private, një çmim prej shtatë shifrash do të tejkalonte rekordin aktual të ankandit prej 615,000 dollarësh, të vendosur në Christie’s në maj të vitit 2020 nga një palë “Nike Air Jordan 1” me autograf origjinal nga Michael Jordan në vitin 1985.

Rikujtojmë, se dokumentari mbi jetën e reperit më të famshëm të momentin po vjen! Ky dokumentar pritet të shfaq të gjithë historinë e Kanye-t, që nga fillimi i karrierës së tij në Chicago, vdekja e nënës së tij Donda West, përpjekjet për t’u futur në industrinë e modës dhe garën presidenciale në vitin 2020.

43-vjeçari është bërë zyrtarisht personi më i pasur me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara, duke fituar shifra marramendëse nga bizneset e tij. Së fundmi, West dhe ish-partnerja e tij, Kim Kardashian, i kanë dhënë fund martesës shumëvjeçare.