Celebrities Gossip Showbiz

Atmosfera në shtëpinë e Emina Çunmulajt para ardhjes në jetë të djalit është për t’u patur zili!

Supermodelja shqiptare Emina Çunmulaj është nënë e dy vajzave dhe prej shumë vitesh jeton në Amerikë së bashku me bashkëshortin e saj. Më datë 11 prill, Emina dha lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël, kësaj here të një djali pasi është bekuar me dy vajza.

Së fundmi, modelja e njohur ka publikuar në Instastory-n në llogarinë e saj në Instagram një foto që sapo e pamë na bëri sytë zemra. Dy vajzat e vogla, teksa kanë përqafuar të atin e tyre dhe Emina e shoqëron me mbishkrimin:

Babi me dy princeshat e tij

Një moment kaq i ëmbël ky për familjen, teksa janë në pritje të djalit që veçse do t’i shtojë gëzimin!

Së fundmi, bashkëshorti i Eminës ka festuar ditëlindjen dhe modelja e ka uruar në llogarinë e saj në Instagram. Teksa janë në shtëpinë e tyre të dekoruar me tullumbace dhe urimin për partnerin, Emina shkruan:

Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!

Emina edhe pse jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e harron kurrë vendin e saj duke e vizituar gjithmonë dhe gjithashtu të ndihmojë me të ardhura monetare familjet në nevojë.