Celebrities Gossip Showbiz

“Aty humanizmi vdes”, Ermiona Lekbello flet për herë të parë pas përjashtimit nga “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ermiona u përjashtua nga Big Brother Vip dhe e ftuar në studio gjatë ‘Prime-t ‘ të sotëm ajo ka folur pas vendimit të marrë nga Vëllai i Madh.

Ermiona: Falenderoj shqiptarët kudo ku janë në botë, për të gjithë mbështetjen dhe dashurinë. Ata e kuptuan Jonën. Unë qendrova 17 ditë brenda. Isha nervoze në fillim, për shkak se do jetoja me 13 veta në shtëpi. Duhet të përballoja këta persona që nuk i njihja dhe në spektakël erdha për të bërë një sfidë me vete. Nuk do bëja asgjë ndryshe, këtë karakter kam. Pata një eksperiencë që nuk e kam provuar kurrë në jetë. Nuk është e lehtë të qëndrosh e izoluar, sidomos për mua që jam shpirt i lirë. Sidomos me hienat që janë brenda në shtëpi.

Ka startuar mbrëmjen e sotme spektakli i madh i “BBV2”, teksa Arbana ka dhënë një super lajm. Moderatorja ka bërë të ditur se mbrëmjen e sotme pritet të nis një Big Brother i ri sepse në shtëpi do të ketë plot 6 hyrje të reja e të gjithë janë shumë kurioz të dinë se kush mund të jenë ata.