Aktualitet

“Audi” hyn kundravajtje, përplaset me autobusin e linjës së Petrelës në Sauk/Dy të lënduar!

Një autobus i linjës së Petrelës sot u përfshi në një aksident në Sauk të Tiranës. Dy persona u plagosën nga përplasja e tij me një makinë. Të lënduar mbetën drejtuesi i “Audit” dhe një pasagjere e autobusit ku krahas shoferit, udhëtonin tre vetë. Ata u dërguan në spital, por dy u kthyen në banesa.  Nga verifikimet paraprake rezulton se ishte drejtuesi i mjetit që hyri kundravajtje duke i dalë para autobusit. Policia po heton zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit I.A, ka hyre kundravajtje duke i dale para autobusit urban dhe eshte shkaktuar aksidenti.