Auto & Moto

Audi Sport Quattro e vitit 1984 del në ankand dhe mund të arrijë një vlerë më shumë 1 milion dollarë!

Makinat nga vitet 1980 dhe 1990 janë shumë të popullarizuar edhe tani dhe disa nga makinat që ishin gjithmonë të shtrenjta tani po arrijnë shifra të mëdha. Një prej tyre do të jetë Audi Sport Quattro, i cili po shitet në ankand, shkruajnë mediat e huaja.

Shtëpia e ankandeve RM Sotheby’s vlerëson se Audi Sport Quattro i vitit 1984 do të shitet për 750,000 deri në 1,000,000 euro kur t’u ofrohet blerësve në Monako më vonë këtë vit. Madje, siç vlerësohet, edhe modelet më të shtrenjta të Audi si RS6 Avant nuk mund të krahasohen me këtë makinë.

Audi Sport Quattro legjendar fitoi famë si një veturë e fuqishme, dhe dizajni i tij unik, rrallësia dhe trashëgimia e kanë bërë atë jashtëzakonisht të dëshirueshëm midis koleksionistëve. Quattro fuqizohet nga një motor me pesë cilindra 2,133 litra që zhvilloi 302 kf dhe 350 Nm çift rrotullues. Makina e ofruar për shitje ka bërë më pak se 3000 kilometra dhe është dukshëm në gjendje të mirë.

Duke qenë se po flasim për shpenzime marramendëse ju sjellim në kujtesë se një burrë shkatërroi një supermakinë klasike, të cilën sapo e kishte blerë për rreth 600 000 euro, për shkak se nuk dinte ta ngiste. 50-vjeçari Robert J.Guarini, nga Florida, kishte bërë ofertën më të lartë në ankand për një Ford GT të vitit 2006, por e përplasi me një pemë sapo doli nga shtëpia.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi pasi burri amerikan ngatërroi marshet, duke qenë se nuk ishte mësuar me marshet manuale. Vetë Guarini sqaroi se nuk rrezikoi jetën e askujt, pasi po ecte ngadalë. Fotot e skenës së aksidentit tregojnë se makina është ulur në trotuar, të paktën disa metra larg një peme.