Celebrities Gossip Showbiz

Aulona Musta befason, cili është çifti i famshëm që e ka 5 mijë euro intervistën?!

Aulona Musta, moderatorja shumë e dashur për publikun, ishte e ftuar në “Pardon My French” ku ndër të tjera zbuloi detaje për projektin e saj më të ri në televizion. Gjithashtu ajo tregoi për eksperiencat e para në fushën e gazetarisë.

Moderatorja ka studiuar psikologji, mirëpo gazetaria dhe moderimi ia fituan zemrën. Fillimisht, u njoh me botën e televizionit me pjesëmarrjen e saj te ‘Kafazi i artë’. Aulona tregon se ka persona që ende e kujtojnë këtë periudhë, dhe vazhdon të marrë komente sa pozitive, aq edhe negative. Disa ende nuk e besojnë që ajo ka arritur kaq shumë gjëra, duke marrë parasysh faktin që nisi nga një emision i tillë. Ndërkohë, ka nga ata që e kanë ndjekur me shumë dashuri që atëhere, e vazhdojnë ta bëjnë.

Aulona zbuloi detaje për projektin e saj më të ri, i cili do të jetë një Late Night Show. Ajo tregon se nuk është e lehtë për të t’i rikthehet botës së showbiz-it, madje është e vështirë të mundësosh të ftuarit që dëshiron.

Për më tepër lindi spontanisht, nuk e kisha më në plan. Është dhe ajo pjesa që duhet të filloja përsëri t’i lutesha personazheve, kjo gjëja më lodh. Sot sapo më erdhi një mesazh për një çift të famshëm, vijmë në emision thanë, por pesë mijë euro e kemi intervistën. Kanë të drejtën e tyre, por me sa duket nuk e kuptojnë se si funksionon tregu…