Celebrities Gossip Showbiz

Aurela Gaçe dhe Stine “rikthejnë” Dr. Florin në mënyrën më të bukur!

Ajo është padyshim një ndër divat e muzikës shqiptare që asnjëherë nuk zhgënjen me projektet muzikore që sjell. Së fundmi Aurela ka treguar se do të vijë në bashkëpunim me producentin e njohur Stine që gjithashtu numëron shumë hite në repertorin e tij. Teksa ka treguar se së fundmi pas pushimeve ka nisur të punojë për albumin e saj më të ri, ajo ka zbuluar dhe një surprizë shumë të bukur për publikun.

Ndërkohë, ditën e sotme Aurela ka postuar një fotografi me Stinen ku ka treguar se së bashku do të “rikthejnë” edhe një herë në skenë Dr.Florin.

 PO VJEN …. “S . F. L” #StineFloriLela #Dr.Flori @stine_records #new#newsong #comingsoon‼️ Një nga këngët e shumta që po punoj për albumin e ri

Nuk dihen detaje të mëtejshme rreth këtij projekti megjithatë jemi kuriozë të shohim se çfarë do të sjellë dyshja.

Rikujtojmë se, Stine dhe Rozana sollën “Serenatën”, e cila erdhi me një ‘trailer’ shumë të veçantë të këngës, tamam si nëpër filma. Kënga u soll me ritme mjaft verore dhe shumë romantike për çiftet e dashuruara. Kënga ka mbi 400 mijë klikime dhe ka plot një muaj nga publikimi.