Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

Aurela Gaçe zbulon në “Ndryshe” nëse do të donte të bëhej përsëri nënë!

Një e martë ndryshe erdhi dhe këtë javë me emisionin me po të njejtin emër. Nën moderimin e Salsanos dhe Adit, e ftuara e parë, në një lidhje telefonike, ishtë këngëtarja Aurela Gaçe. Artistja, ndër të tjera foli për vajzat e saj, nëse ato do të ndiqnin rrugën e së ëmës lidhur me profesionin.

Ajo e vogla vdes të ketë vëmendje. E madhja i ka ngjarë babit, flet kur do vetë, nuk do ta ngacmojnë. Të dyja kanë vesh muzike.

Gjithashtu, Aurela foli edhe për karrierën e saj muzikore. Ajo tregoi se e ruan zërin kur ka për të kënduar apo kur ka koncerte. Pra, përpiqet të ushqehet në mënyrë më të kujdesshme.

Ndër të tjera, Aurela tregoi rreth faktit që ka mbaruar aktrim, detaj ky që janë të paktë ata që e dinë. Por, ajo shpjegon se e zgjodhi pikërisht këtë degë, sepse ishte më afër këngës e do ta ndihmonte të zbërthente atë. Por, a do të donte Aurela të merrej profesionalisht me aktrimin?!

Do të isha shumë e varfër ekonomikisht, me dhimbje e them!

Në mbyllje të bisedës, Aurela u pyet nëse do të dëshironte të kishte një fëmijë tjetër. Me nota humoristike, ajo tregon se nuk është në planet e saj diçka e tillë, por ndoshta bashkëshorti mendon ndryshe.

Ai mund të dojë (qesh). Unë e mbylla për vete.