Showbiz

Aurela Hoxha i mahnit të gjithë me veshjen e saj në Festivalin e Filmit në Venecia!

Modelja shumë e njohur shqiptare, Aurela Hoxha, është bërë nënë për herë të parë para disa javësh. Ajo ka sjellë në jetë një djalë të quajtur Alaron. Një shtatëzëni e mbajtur sekret deri në momentin e publikimit nga vetë ajo të disa fotove në tremujorin e të birit.

Aurela i ka çuditur të gjithë me linjat e saj pas lindjes, ku ajo është shfaqur menjëherë në super formë. Megjithatë së fundmi ajo ka treguar hiret e saj joshëse në Festivalin e Filmit në Venecia, ku sigurisht prezenca e sa duhej me patjetër.

Ajo vazhdon jetën e saj në Spanjë, ku jeton prej kohësh tashmë dhe ka qenë prezente natën e fundit të këtij eventi teksa mbante veshur një fustan të gjatë me një dekolte të hapur.

Hoxha ka ndarë foto me ndjekësit e saj në Instagram duke shkruar se ishte shumë e lumtur që gjendej sërish në Festivalin e Filmit.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që modelja e famshme ndodhet në një event të tillë, pasi vitin e kaluar ajo u shfaq e veshur me një fustan të stilistit shqiptar, Valdrin Sahiti.