Celebrities Gossip Showbiz

Aurela Hoxha ndan me ndjekësit disa momente shumë emocionuese me të birin!

Ende nuk dihet arsyeja se përse Aurela Hoxha e mbajti të fshehtë shtatzëninë e saj dhe e bëri publike vetëm në fund të korrikut kur djali i saj kishte lindur. Kaq diskrete sa është blogerja nuk kishte si të na ‘kursente’ dhe fotografitë me vogëlushin e saj.

Megjithatë, Aurela na ka treguar me anë të dy Instastory-ve të publikuara në llogarinë e saj disa momente me të birin. Në njërën fotografi duket vogëlushi i saj, por Aurela është siguruar mos t’i zbulojë portretin dhe në tjetrën teksa e përqafon.

Blogerja tregoi më në fund pas shumë thashethemeve dhe dyshimeve rreth shtatzënisë së saj se është bërë nënë vetëm në fund të korrikut. Megjithatë, ajo nuk zbuloi asgjë rreth gjinisë apo emrit, por dy miqtë e saj më të ngushtë e treguan. Fotografi Endrit Mërtiri dhe modelja Dorina Gegiçi me anë të një postimi në Instagram ku shfaqeshin bashkë, e shoqëruan me mbishkrimin:

Daja dhe tezja më ‘cool’ e Alaron