Celebrities Gossip Showbiz

Aurela Hoxha sapo na zbuloi pak nga portreti i vogëlushes së saj!

Para dy vitesh, Aurela Hoxha zbuloi se ishte bërë mama vetëm pak kohë pasi kishte lindur duke fshehur kështu shtatzaninë e saj dhe këtë duket se e ka bërë për të dytën herë. Vetëm pak javë më parë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë me ne disa foto ku shfaqet me bebushen e saj në krah ku krahas ka shkruar: “Motra e Alaronit”.

E pak më parë me anë të një postimi krah disa fotove të saj të vendosura në karusel, bukuroshja ka zbuluar pak nga portreti i së voglës, më saktë syrin e saj ngjyrë blu dhe mund të themi me plot gojë se na i ka bërë ‘sytë zemra’.

Alaron është emri me të cilin Aurela pagëzoi vogëlushin e saj, të cilin e poston shumë rrallë në rrjete sociale, teksa ende nuk ka zgjedhur të tregojë emrin e vajzës së saj.

Ende nuk e kemi parë partnerin e blogeres, pasi ajo ka zgjedhur që ta mbajë atë shumë diskret. Në këtë mënyrë bukuroshja ka shtuar kuriozitetin se kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën dhe të gjithë janë ‘sy e veshë’ për të zbuluar se cili është ai.

Vetëm disa ditä më parë, modelja seksi më në fund ndau një video në rrjete sociale, por nuk zgjodhi të na zbulojë asgjë më shumë vetëm krahun e tij, teksa ecin së bashku. Edhe pse nuk mund të identifikojmë diçka nga ky postim, të paktën Aurela ‘theu akullin’.