Celebrities Gossip Showbiz

Aurela Hoxha uron vogëlushin e saj për ditëlindjen e parë me fjalët më emocionuese!

Aurela Hoxha e mbajti në fshehtësi të plotë shtatzëninë e saj dhe vetëm kur djali i saj lindi modelja e bëri publike. Alaron është emri me të cilin ajo pagëzoi vogëlushin e saj, të cilin e poston shumë rrallë në rrjete sociale. 

Mirëpo, me rastin e 1-vjetorit të tij nuk mund të mungonte një urim nga mami Aurela ku me anë të disa fotografive teksa shfaqet me vogëlushin e saj, modelja i ka dedikuar fjalët më emocionuese.

Një Vit Jetë! Fryma mamit, pasi të solli Zoti në jetën time, fillova të pyes veten si kam jetuar më parë pa ty… Ti i jep kuptim jetës tonë! Të Dua, të Duam! Faleminderit Zot! Gëzuar ditëlindjen tënde të parë engjëlli im!

Mirëpo, ne kurrë nuk e kemi parë partnerin e blogeres, pasi ajo ka zgjedhur që ta mbajë atë shumë diskret. Në këtë mënyrë bukuroshja ka shtuar kuriozitetin se kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën dhe të gjithë janë ‘sy e veshë’ për të zbuluar se cili është ai.

Në një intervistë të bërë së fundmi nga Aurela ajo ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj private dhe ka folur për herë të parë rreth shtatzanisë së saj.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kanë të Francës ka filluar që prej datës 17 maj dhe pritet që të përfundojë me datë 28 të po këtij muaji. Të shumtë janë yjet nga bota e kinematografisë dhe jo vetëm që parakalojnë në tapetin e kuq dhe që janë bërë pjesë e këtij festivali i cili tani është kthyer në një traditë dhe zhvillohet çdo vit.

Ajo çfarë ra në sy ishte edhe pjesëmarrja e modeles së njohur shqiptare, Aurela Hoxha. Ajo parakaloi në tapetin e kuq e veshur me një fustan transparent dhe me një dekolte të hapur. Modelja kishte zgjedhur që fustanin ta kombinonte edhe me një palë doreza lëkure në ngjyrë të gjelbër.