Aktualitet

Automjeti merr flakë në ecje, 6 të plagosur në Fier, 2 në gjendje të rëndë!

Një makinë ka marrë flakë në ecje dhe ka dalë nga rruga në Fier.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar 6 persona, 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë dhe njëri është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Zjarrin në automjetin tip Lancia Y10 e kanë shuar familjaret e baneses aty pranë.

Policia ndodhet në vendgjarje ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit në afërsi të fshatit Gramsh ne autostradën Rrogozhine -Lushnje në drejtim të Lushnjes.