Celebrities Live From Tirana

Autorja e njohur Alda Bardhyli na sjell një Kadare ndryshe…

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth poezisë ishte e ftuar drejtoresha e Qendrës Kombëtare e Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, njëkohësisht edhe autorja e librit të njohur për jetën e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, “Kohë për rrëfim: dialog me Alda Bardhylin”.

Por si është Kadare nga afër sipas autores?

Të takosh Kadaren i ngjason takimeve me autor të mëdhenj. Ky është dimensioni që të jep Kadare në bisedat me të. Libri nuk ka qenë i lehtë, të dialogoje me një klasik të madh ka qenë një nder për mua, për të sjellë nje Kadare ndryshe, një udhëtim për jetën e tij, fëmijëria e hershme në Gjirokastër, pasioni i parë për shkrimet, për të vijuar te detaje si Moska, kthimi në Shqipërinë komuniste, apo pasazhe vanitoze të tjetës së tij. 

Për herë të parë Kadare tregon edhe pasazhe të jetës dashurore, tregon për dashurinë e tij të parë, një dashuri që ka ndodhur gjatë kohës që ai ishte në Institutin e Letërsisë në vitet ’54 ku u dashurua me shoqen e klasës dhe përfundoi me ikjen e tij në Moskë, një dashuri që e solli në një tekst letrar. Kadare ka patur edhe shpesh letra dashurore nga adhurueset gra që unë i kam lexuar, kanë qenë letra që tregojnë një Kadare të ndjeshëm.

Cila ka qenë përshtypja e Ismail Kadares kur ka parë finalizimin e librit dhe si ka qenë të takoheshe me të?

Si takimet më një klasik të madh të këtij shekulli. Nuk është e lehtë të fitosh besimin e tij për të ndërtuar laboratorin e tij krijues përmes rrëfimeve. U krijua besimi mes nesh nga pasioni për librin, letërsinë. Komunikimi vazhdon prej vitesh. Ka qenë një libër që e ka dashur, deri në ditët e fundit kur doli libri në 85-vjetorin e tij të lindjes, e cila ka kaluar në duart e tij. Ky proces i ndërtimit të librit është një libër më vetë, mënyrën se si ai vëzhgonte tekstin.