Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Sport

Aventurë e re, makinë e re! Ronaldo i shton koleksionit të tij “bishën” 200 mijë €!

Pasioni i Cristiano Ronaldos për makinat luksoze e sportive është i njohur tashmë. Si çdo herë, portugezi nuk pushon së surprizuari, duke blerë gjithmonë një model të ri për t’ia bashkuar koleksionit të tij të pasur. Ai e bëri përsëri këtë gjë, duke i lejuar vetes të lëvizë në Angli me një super makinë të re, me shpirt italian, edhe pse aventura me Juventusin është një kapitull i mbyllur.

Perla e fundit është një Lamborghini Urus, me vlerë afro 200.000 €. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” shkoi me të në stërvitjen e parë te Manchester United, pas rikthimit aty. Ky Lamborghini Urus i bashkohet listës së gjatë të super-makinave të CR7, e cila përfshin, ndër të tjera, disa Bugatti, disa Maserati, një Lamborghini tjetër, një Ferrari dhe një Monza SP2.

Kalimi nga Juventusi te Manchester United për portugezin 36-vjeçar është një kthim në shtëpi. Me “Djajtë e Kuq”, në fakt, CR7 kishte luajtur nga viti 2003 deri më 2009.

“Unë kam një histori fantastike me këtë klub, – i tha faqes zyrtare të Manchester United. – Erdha këtu në moshën 18 vjeç dhe padyshim që jam shumë i lumtur që kthehem në shtëpi pas 12 vitesh”. Dhe sa mirë që e festoi kthimin në Angli me një makinë të re për të lëvizur midis shtëpisë dhe qendrës trajnuese.

Për Lamborghini Urus, Ronaldo ka zgjedhur një ngjyrë, gri metalike. Forca e vërtetë qëndron në performancën e kësaj makine. SUV është e pajisur me një V8 binjak 4-litërsh, të aftë për të dhënë 650 kuaj fuqi dhe shpejtësi mbi 300 km/orë

Disa nga makinat që CR7 disponon në garazhin e tij!