Aktualitet

Avioni del nga pista në Rinas, nuk ka të lënduar!

Një avion i vogël privat, në bordin e të cilit udhëtonte një familje nga Zvicra, është aksidentuar pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit, por fatmirësisht nuk ka patur pasoja në njerëz. Bëhet me dije se avionit i modelit ‘Beech Bonanza V35’  nuk iu hap rrota e parë, duke bërë që ai të rrëshqiste në pistë. Fatmirësisht, piloti, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tyre, të cilët po vinin për pushime në vendin tonë, nuk kanë pësuar lëndime.

Si pasojë e incidentit, pista e avionëve në Rinas për 1 orë e 45 minuta, ku u pezulluan të gjitha fluturimet.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës jep njoftim zyrtar lidhur me incidentin me një avion në pistë. Fluturimet u pezulluan për 1 orë e 45 minuta

 “Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se në orën 16:15 të datës 28 Shtator 2021, një avion i vogël model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë.

Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista, si pasojë, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta. Fluturimet rifilluan.TIA mbetet në dispozicion të çdo pasagjeri dhe falenderon të gjithë udhëtarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin”, njofton TIA.