Bota

Avioni luksoz i Putin-it (foto)

Takimi i presidentit Rus me atë amerikan ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, për shkak të rëndësisë që ajo paraqet dhe influencës në politikën ndërkombëtare.

Presidenti  rus Vladimir Putin fluturoi drejt Zvicrës me një avion luksoz, i cili ka një vlerë rreth 390 milionë paund.

Në brendësi të tij ndodhen një tavolinë për të zhvilluar takime e zbukuruar me ar, dhoma gjumi, një palestër, një bar edhe është i pajisur me një sistem të avancuar të komunikimit.

Dekori i brendshëm i avionit ka një stil neoklasik dhe është prodhuar nga Shoqata e Prodhimit të Avionëve “Voronezh”.