Aktualitet

Avokatët falin “dezertorët”; tërhiqen nga pezullimi i licencës

Pasi dështuan me bojkotin kombëtar të seancave ndaj hartës gjyqësore që u miratua në muajin korrik, avokatët kanë hyrë në fazën e dytë të kundërshtimeve.

Dhoma kombëtare e avokatisë u ka bërë apel të 2 mijë avokatëve në Shqipëri që të bëhen pjesë e grupit të punës për të gjetur problemet që ka harta gjyqësore. Këto gjetje do të bëhen pjesë e padisë drejt kushteueses që pritet të dorëzohet vetëm pasi harta e re me 18 gjykata të shkrira të botohet në fletoren zyrtare.

“Grupi aktualisht përbëhet nga 5 persona, por dhoma kombëtare i bëri apel gjatë javës avokatëve më të mirë që të bashkohen me ne, dhe çdo avokati qq e ndjen veten të zotin për këtë çështje”- tha Saimir Visha.

Ndërkohë dhoma kombëtare e avokatisë ka bërë një hap pas dhe deri diku ka bërë paqe me avokatët që thyen greven. Masat kryesore që u morën ndaj tyre është ajo e këshillimit.

“Kushtetuese nuk është megjithatë duhet te mbajmë parasysh që ne jemi një grup në komitet të dispilinës dhe vendimmarrjet duhet të respektohen nga të gjithë”- tha Saimir Visha.

Harta e re gjyqësore përfshin 13 gjykata të zakonshme, shkalla e parë, nje apeli në rang vendi, dy administrative një në Tiranë dhe një në Lushnjë dhe një gjykatë të lartë. Dhe megjithëse ajo është miratuar, kuptohet që avokatët nuk heqin dore.