Celebrities

Avokati i Maradona-s kërkon hetim për vdekjen e tij: “Ishte një krim idiot”

Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona, ndërroi jetë para dy ditësh si pasojë e një ataku kardiak. Ish-futbollisti argjentinas para disa ditësh kishte kryer një operacion të ndërlikuar, pas një goditjeje të rëndë në tru dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar. Por jo gjithçka shkoi mirë, sepse sipas raportimit të Clarin në Argjentinë, Maradona pësoi një arrest kardiak në shtëpinë e tij, në San Andres, në qytetin e Tigre.

Ndërkohë avokati i Maradona-s, Matias Morla, ka kërkuar hetim për vdekjen e ish-futbollistit. Ai ka treguar se për 12 orë nuk ka pasur fare vëmendjen e personelit mjekësor. Vdekjen e Maradona-s ai e ka cilësuar një krim idiot dhe të pashpjegueshëm.

Durísimo comunicado de Matías Morla por la muerte de Diego Maradona: Es inexplicable que no haya tenido atención

Në një komunikate zyrtare, Morla ka thënë: “Sot është një ditë e vuajtjes së madhe, pikëllimit dhe reflektimit. E ndiej në zemër humbjen e një miku, të cilin e kam respektuar me besnikëri deri në ditën e fundit. E kam përshëndetur personalisht, funerali duhet të jetë një moment privat dhe familjar. Në bazë të asaj që ka thënë prokurori i San Isidro, është e pashpjegueshme që për 12 orë, Diego nuk ka pasur vëmendje ose kontroll nga personeli mjekësor. Ambulancës iu desh më shumë se gjysmë ore për të arritur, ishte një krim idiot. Ky fakt nuk duhet të kalojë pa u vërejtur dhe ju kërkoj që ta hetoni deri në fund. Siç më ka thënë Diego: ‘Ti je ushtari im, i cili punon pa mëshirë’,-është shprehur avokati i ish-legjendës së futbollit.

El fuerte comunicado de Matías Morla por la muerte de Maradona – INFO PERGAMINO