Showbiz

U bë baba për herë të dytë, këngëtari i famshëm zbulon gjininë dhe emrin e fëmijës!

Në muajin dhjetor të vitit 2019, këngëtari i famshëm, Justin Timberlake u kap mat duke ‘tradhëtuar’ partneren e tij, Jessica Biel, me kolegen Alisha WainWright. Kjo ngjarje i hapi probleme Justin-it me bashkëshorten e tij aq sa u spekulua për një ndarje të mundshme. Por, dyshja nisi terapinë në çift dhe marrëdhënia e tyre arriti të rikthehej si më parë.

Justin dhe Jessica i kanë lënë pas pengesat mes tyre. Për më tepër, janë bërë prindër për herë të dytë! “Dailymail” zbuloi në muajin korrik të vitit që lamë pas se Jessica ka sjellë në jetë fëmijën e dytë të çiftit, ndërsa shtatzëninë e mbajti në fshehtësi të plotë.

I ftuar në “Ellen Degeneres Show”, këngëtari i hitit “Mirrors” vendosi të flasë për herë të parë. Justin tregoi se ai dhe Jessica ishin bërë sërish me djalë, pas djalit të tyre të parë tashmë 5-vjeç. Madje, këngëtari nuk kurseu as emrin e të voglit. Dyshja kishte vendosur ta pagëzonte të birin me emrin Phineas.

Emri i tij është Phineas. Ai është i mrekullueshëm dhe kaq i lezetshëm. Nuk po na lë të flemë, por jemi të entuziazmuar, të lumtur dhe mirënjohës.