Celebrities

Baba për herë të parë, aktori i famshëm njofton lindjen e djalit

Macaulay Culkin është bërë baba për herë të parë. Personazhi i famshëm i filmit ‘I vetëm në shtëpi”, sot 41-vjeç, është bërë baba i një djali nga e dashura e shumë viteve Brenda Song.

Emri i zgjedhur për vogëlushin është Dakota dhe është një nderim për motrën e aktorit që u nda nga jeta në vitin 2008, pas një aksidenti tragjik, në moshën 29 vjeçare.

Fëmija lindi në 5 prill në orën 13:10 në Los Angeles.

Brenda dhe Macaulay janë njohur së bashku në 2017, por e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg reflektorëve.

Çifti as nuk kishte njoftuar që ishte në pritje të të bebeje.

Culkin më parë në një interviste kishte thënë vetëm që me Song lidhja ishte serioze dhe po mendonte të ndërtonte një familje.