Celebrities Gossip Showbiz

Babagjysh Don Xhoni! Reperi e nis Vitin e Ri me dhurata për veten dhe…

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E padiskutim,  nese bëjmë një përmbledhje të punës së tij për vitin 2021, është totalisht e merituar dashuria e ndjekësve. Reperi është i angazhuar me koncerte të shumta dhe kjo gjë padyshim që ndikon dhe në anën financiare, jo vetëm të tij por të të gjithë artistëve. Mirëpo, tek reperi i hitit “Make a pose”, i cili ka shumë pak kohë në tregun muzikor, sigurisht që bie mjaft në sy.

E me rastin e festave, para disa orësh Doni me anë të disa Instastory-ve na tregoi se për vitin që lamë pas ishte ai Babagjyshi i vetes dhe i familjes së tij. Pas një viti të lodhshëm dhe me plot suksese, reperi i bleu vetes së tij një orë shumë të shtrenjtë të tipit ‘Rolex’.

Jo vetëm kaq, por ajo që e bën Don Xhonin vërtet për t’u vlerësuar është fakti se i ka blerë dhe motrës së tij një makinë të tipit ‘Audi’ me rastin e festave. Kjo e fundit e falenderoi në llogarinë e saj në Instagram,  teksa reperi e shpërndau më pas.

E gëzofsh motër

Butrinti dhe Don Xhoni kanë publikuar këngën e tyre më të re që quhet “Corazon”, ndërkohë që videoklipi i këngës është xhiruar në Dubai. “Corazon” ka vetëm disa ditë që është publikuar dhe ka mbi 10 milion klikime. Një sukses ky i jashtëzakonshëm dhe mund të themi që rrallë ka ndodhur në histori një gjë e tillë. Duket se dy artistët kanë arritur të prekin zemrat e të dashuruarve në këtë prag festash.