Aktualitet Politikë

Bajram Begaj për president, reagimet e para nga opozita: Votojmë kundër kandidaturës së Ramës

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, njëherazi edhe deputet, Edi Paloka ka reaguar për herë të parë për kandidimin e Bajram Begajt në krye të Presidencës.

Në një reagim Paloka tha se demokratët do të votojnë kundër.

“Qendrimin tone e kemi bere te qarte me kohe, ka dhe vendim te Keshillit Kombetar per kete ceshtje; nuk votojme asnje kandidat te Rames. Neser deputetet tane do te jene ne salle per te votuar kunder kandidatit te Rames”, tha ai.

Edhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo ka reaguar menjëherë pasi kryemnistri Edi Rama bëri me dije se do të propozojnë Bajram Begajn si presidentin e ri të vendit.

“B. Begaj ka direkt përgjegjësi morale, civile si dhe penale për zhvatjen e bazave detare të Forcave të Armatosura! Ai nuk mund të jetë President i Republikës!!! As Kryekomandant i Forcave të Armatosura!!!”, shkroi  Genc Pollo në rrjete sociale.