Sport

Bale i jep fund me Realin e Madridit, zbulohet e ardhmja e tij!

Gareth Bale do të dalë lojtar i lirë më 1 korrik. Aventura 9-vjeçare me Real Madrid (sezonin 2020/2021 e kaloi i huazuar te Tottenhami) ka ardhur në fund.

Sulmuesi i djathtë fitoi 5 Champions League dhe shumë trofe të tjerë gjatë sezoneve të kaluara në “Santiago Bernabeu” me Realin.

Disa klube të ndryshme janë përfolur gjatë këtyre viteve për të ardhmen e kapitenit të Uellsit, si Roma, Newcastle apo disa klube amerikane.

WalesOnline shkruan se 32-vjeçari do të rikthehet në shtëpi. Bale e ka ndarë mendjen për të veshur fanellën e Cardiff City.

Ekipi uellsian garën në Championship dhe pas një sezoni zhgënjyes shpreson të rikthehet në Premier League, elitën e futbollit anglez.

Bale dhe Uellsi do të luajnë në Botërorin Katar 2022, aty ku do të kenë rivalë Anglinë, SHBA dhe Iranin në grupin B.