Celebrities Film & Tv Showbiz

Balerini i njohur Graziano Di Prima mbështet publikisht Kledi Kadiun si kryetar jurie në “Dancing with the stars”!

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i emisionit më të ri dhe të shumëkomentuar në Top Channel, “Dancing with the stars”. Teksa pak nga pak jemi njohur me konkurrentët që do të marrin pjesë në këtë format, shumë i komentuar dhe i pëlqyer nga publiku ka qenë dhe pjesëmarrja e Kledi Kadiut si kryetar jurie.

Nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, karriera e tij vijoi në Itali, aty ku tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Protagonist në “Amici” nga Maria De Filippi dhe fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare. Kledi Kadiu është themelues i një shkolle kërcimi në Romë dhe nga 7 tetori, do të ketë në dorë fatin e 14 çifteve të “Dancing with the stars”.

Në postimin e bërë nga faqja zyrtare e “Dancing with the stars” në Instagram për Kledi Kadiun, vëmendje mori dhe një koment. Ishte pikërisht balerini Graziano Di Prima që e uronte Kledin për këtë eksperiencë të re.

Bravo!

Në vitin 2018, BBC njoftoi se Di Prima do t’i bashkohej kastit të kërcimtarëve profesionistë në shfaqjen televizive britanike “Strictly Come Dancing”. Di Prima është shfaqur gjithashtu në një numër episodesh të “Strictly Come Dancing: It Takes Two me Zoë Ball” të BBC Two. Graziano është mbajtësi aktual i rekordeve botërore Guinness për më shumë hapa në Botafogo, duke kryer 90 hapa në 30 sekonda në një sfidë të mbajtur në dhjetor 2019. Ky rekord u arrit në “It Takes Two” me mbikëqyrjen e Rekordeve Botërore Guinness.

Rikujtojmë se, më herët, i ftuar nëpërmjet një lidhje me Skype për “Wake Up”, Kledi ka treguar dhe ndjesitë e tij në lidhje me këtë impenjim të ri. Si ndihet ai dhe si po e përballon largimin nga shtëpia e tij dhe nga familja?

Rikthimi në Tiranë më ka emocionuar shume, sepse kthehem në shtëpinë time. Ky moment ka qenë tundimi më i vështirë për mua. Unë kam 2 fëmijë, Gabriel që sapo mbushi 2 vjeç dhe Lea që fillon klasën e parë. Unë kam dhe impenjimet e ma në shkollat e baletit këtu. Por Charlotte e kuptoi këtë situatë dhe më nxiti që të marr pjesë. Mezi po pres të filloj punë dhe të njoh pjesëtarët e tjere të jurisë. Ende nuk i njoh…

Është interesante që sa herë që kthehem në vendin tim kam një emocion të ndryshem, aty kam rrënjët e mia, ish-shokët e mi… Nuk mund ta krahasoj me eksperiencën që kam në Itali sepse kam 32 vjet këtu. Por jam i emocionuar. Është edhe shumë përgjegjësi, sepse publiku shqiptar ka shumë njohuri në kërcim, në valle. Kështu që do jetë pak e vështirë.