Celebrities Showbiz

Balerini i njohur shqiptar po bëhet baba për herë të dytë!

Ai është balerini më i njohur shqiptar dhe 5 vite më parë u bë baba për herë të parë. Bëhet fjalë për Kledi Kadiun i cili jeton në Itali prej disa vitesh. Partnerja e tij Charlotte solli në jetë një vajzë që e pagëzuan me emrin Lea. Por një lajm i gëzueshëm vjen nga Kledi dhe partnerja e tij të cilët mesa duket po bëhen sërish prindër.

Partnerja e balerinit është në pritje të ëmbël të fëmijës së dytë dhe lajmin e bukur e kanë dhënë vetë dyshja në Instagram.

Kledi dhe Charlotte kanë ndarë foto të ekos së bebushit në bark, duke zbuluar se do të vijë në jetë në muajin gusht. Ginia e foshnjës ende nuk është zbuluar.

Rikujtojmë, se Kadiu dhe balerina Charlotte i thanë “Po” dashurisë së tyre disa-vjeçare në një ceremoni përrallore që u mbajt në Itali në qershor të vitit 2018.