Celebrities Gossip Showbiz

Balina Bodinaku shtrohet në spital dhe bën pyetjen që me siguri të gjithë ju po e bëni!

Big Brother Vip Albania” është një nga programet televizive më të ndjekura të momentit, me një shikueshmëri shumë të lartë. Në vetëm pak kohë, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, fituan zemrat e publikut dhe u kthyen në qendër të vëmendjes mediatike.

E jo vetëm spektakli e banorët, por të gjithë që marrin pjesë në këtë ‘reality-show’ janë mjaft të përfolur dhe nën vëzhgimin e syrit kritik të ndjekësve. Pak më parë, opinionistja shumë e dashur Balina Bodinaku ka postuar një Instastory me të cilën na shqetësoi pakëz dhe na ngjalli një pyetje për spektaklin e mbrëmjes së sotme.

Teksa ka postuar një foto ku duket në spital, ku ka bërë dhe një serum por pa treguar shkakun e shtrimit të saj, bukuroshja ka pyetur ndjekësit për të gjetur nëse kjo do ta pengojë atë të jetë sot pjesë e Prime-t.

Do jemi bashkë sonte në ‘BBV’?

Pikë së pari urojmë që Balina të jetë sa më mirë dhe të mos ketë asgjë serioze dhe gjithashtu të mos mungojë për të dhënë opinionet e saj ashtu siç do të martë dhe të premte prej fillimit të reality-show.

Rikujtojmë se, për shkak të infektimit me Covid, Balina mungoi në dy spektakle rradhazi dhe atë e zëvëndësoi, gazetarja e mirënjohur Sonila Meço, e cila gjithashtu u pëlqye shumë nga publike, thënë kjo nga komentet e shumta pozitive.

Në një intervistë të dhënë më parë, opinionistja ka zbuluar se cilët janë personazhet që sipas saj duhet të jenë me patjetër në finalen e “Big Brother VIP”. Ajo ka përmendur, Ilirin, Donaldin dhe Arjolën. Por ka shtuar dhe Beniadën, për të cilën tregoi se e pëlqen pasi është shumë reale.