Celebrities Sport

Balotelli, thirrje të ndalohen gratë që lindin fëmijë për para’, me kë e ka?

Mario Balotelli i ka hapur luftë ish-të fejuarës Clelia, nëna e djalit të tij, Lion. Në një postim në rrjetet sociale, futbollisti italian shkruan:

Ligji duhet të ndalojë gratë që e kanë mendjen te paratë të bëjnë fëmijë kundër dëshirës së burrave vetëm për përfitime financiare. Kjo është djallëzore, trishtuese e imorale!

Por Clelia nuk qëndroi në heshtje:

Nuk ka respekt për nënat, e vetmja gjë që di të bëjë është të gënjejë!

30-vjeçari, i cili aktualisht luan në Turqi për Adana Demirspor është baba i dy fëmijëve, vajzës Pia 9-vjeçe nga lidhja me Raffaella Fico-n dhe Lionit, i cili mbush 4-vjeç në shtator.

Replikat vazhduan:

Familja lind nga dashuria jo nga bashkëjetesa. Nëse je single, zbavitesh e nuk mund të kujdesesh për veten, mos përdor persona të tjerë si bankomat, gjej një punë para se të bësh fëmijë! Edhe pse ndonjëherë ligji është i padrejtë, Zoti nuk është… Në fund, ndëshkimi do të jetë i përjetshëm!

Clelia shmangu emrat kur deklaroi:

Fizikisht dhe mendërisht jam viktimë… Nuk ndalet kurrë!

Historia mes të dyve përfundoi shpejt dhe dashuria i la vendin zemërimit. Edhe me Raffaella Fico-n, tensionet ishin të larta. Balotelli i njohu atësinë Pia-s kur mbushi 2-vjeç, pas një beteje gjyqësore. Tani me modelen napoletane marrëdhëniet janë të mira e të shpresojmë se kështu do të jenë edhe me Clelia-n.