Aktualitet

Banorët e 5 majit sërish në protestë, bllokojnë kryqëzimin pranë tregut të Medresesë!

Banorët e “5 Majit” nisin protestën e tyre me marshim, te rruga “Ferit Xhejko”. Atyre i janë bashkuar edhe banorët e Laprakës, e ndërsa kanë bllokuar rrugën pranë tregut të Medresesë.

Ata kërkojnë që banesat e tyre të vlerësohen me çmim tregu dhe jo çmim reference pasi kanë investuar jetën e tyre në ato shtëpi.

Disa prej banesave të tyre po prishen pasi janë në hartën e projektit të bashkisë së Tiranës si ‘zonë në zhvillim” dhe parashikohet ndërtimi i pallateve ku do të strehohen familjet që u është dëmtuar banesa nga tërmeti i vitit 2019.

Shembja e banesave u shoqërua me kundërshtinë e banorëve, të cilët që nga ajo ditë kanë ndërmarrë një sërë protestash, një tek parlamenti dhe Bashkia dhe më e fundit ka qenë protesta e së shtunës, ku bllokuan për një orë një prej akseve në ish-sheshin Shqiponja. Në total, preken 430 shtëpi në total nga projekti i rindërtimit.

Uniformat blu kanë mbërritur pranë tregut të Medresesë, aty ku banorët e ‘5 Majit’ kanë bllokuar rrugën. policia u ka kërkuar që të zhbllokojnë rrugën, pasi po shndërrohen në burim aksidentesh. Ndërkohë, është krijuar një radhë e gjatë automjetesh.

Vijon …