Celebrities Showbiz

Banorët e “Big Brother VIP” që qëndruan më pak brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri…

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Në vetëm pak kohë, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, fituan zemrat e publikut dhe u kthyen në qendër të vëmendjes mediatike. Megjithatë, disa nga banorët e shtëpisë nuk e kishin shumë të gjatë rrugëtimin e tyre në garën e madhe prej 100 mijë eurosh. Më poshtë po ju zbulojmë 5 banorët që kanë qëndruar më pak brenda shtëpisë…

Igli Zarka

Nuk kishte më shumë se një javë në “Big Brother VIP”, apo thënë ndryshe vetëm 6 ditë dhe Igli Zarka vendosi që të largohej përfundimisht dhe shkak për këtë ishte bërë gjendja e tij e rënduar shëndetsore. Kjo duket të ketë ardhur pas zënkës me Monikën ku ajo me anë të shenjave e akuzoi se ai është përdorues i lëndëve narkotike. Pas kësaj akuze, Igli pati një debat shumë të ashpër me aktoren, e cila në fund përfundoi me kërkesë falje.

Valon Shehu

Rrugëtimi i këngëtarit të njohur ishte gjithashtu shumë i shkurtër. Valon Shehu kishte vetëm një javë që kishte hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe largimi nga aty ishte befasi për fansat e tij. Valoni nuk arriti që të plotësonte dhe ‘dëshirën’ e tij, për të bërë seks brenda shtëpisë…

Eltion Merja

Koreografi Eltion Merja hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP” në fillim të këtij viti. Ishte data 5 janar kur ai së bashku me katër konkurrent të tjerë e nisën këtë rrugëtim. Fakti që kishin më pak kohë se gjithë banorët e tjerë nuk ishte aspak një avantazh. Gjithsesi, Eltioni ia arriti të rrëmbente vëmendjen, kur që natën e parë u konfliktua me Ilirin për një ngjarje të ndodhur para 11 vitesh. Duket se kjo e penalizoi dhe nuk i la shumë hapësirë që të bënte lojën e tij. Eltioni u largua pas 9 ditësh.

Elhaid Cufi

Elhaid Cufi ishte një banorët e tjerë të famshëm që e nisi rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP” që në fillim të programit. Ishte data 5 tetor, kur ai së bashku me 13 persona të tjerë nisën këtë aventurë të madhe. Fatkeqësisht, kjo u ndërpre shpejt për Elhaidin. Shkrimtari u largua pas 11 ditësh, më saktësisht më 16 tetor.

Xheisara Frisku

Xheisara Frisku ishte gjithashtu një nga banoret që hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP” së bashku me Eltionin më datë 5 janar. Gjithashtu për të kjo aventurë nuk ishte shumë e gjatë. Këngëtarja u largua mbrëmjen e djeshme nga loja pas vetëm 13 ditësh.