Celebrities Gossip Showbiz

Banorët e “Big Brother Vip” zbulojnë sekretet e tyre!

Të gjithë flasin për ta. Bëhet fjalë për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pikërisht për ata që prej më shumë se 100 ditësh jetojnë në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Në një kohë kur të gjithë duan të dinë sa më shumë për ta, Vëllai i Madh u kërkon të tregojnë sekretet e tyre.

Nën kuadrin e një loje së fundmi, banorëve u është kërkuar të tregojnë nga një sekret, teksa janë të vendosur përpara detyrës për të gjetur sa më shumë sekrete të njëri-tjetrit. Loja ka nisur dhe të gjithë kanë marrë rolin e detektivit. Pyetje, aludime dhe shumë provokime ka midis banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por cilat janë sekretet që ata kanë rrëfyer?! Më poshtë zbuloni 9 sekretet e VIP-ave më të përfolur të momentit!

1-  Kam patur një piercing në një vend sekret, të cilin kanë patur fatin ta shohin vetëm disa njerëz.

2-  Kur kam qenë 21 vjeç i kam qethur flokët zero dhe i kam dhuruar për një kauzë.

3-  Një ditë kam parë në ëndërr gjyshin që nuk jeton më, dhe ai më tha që duhet të ndihmoj fëmijët në nevojë. Duhet të bëhem misionare. Këtë gjë nuk ia kam treguar kurrë askujt.

4-  Kur kam qenë 23 vjeç kam patur një të dashur e cila ishte 47 vjeçe.

5-  Kam ndjekur kurset e dance sportiv, sepse më pëlqente një vajzë dhe doja të lidhesha me të.

6-  Në një periudhë shumë të vështirë ekonomike për familjen time, kam shkuar kam pastruar shtëpi bashkë me mamin.

7-  Kur kam qenë në Dubai për ditëlindjen e një miku, kam hipur në deve, por nga frika kam rënë dhe kam thyer këmbën.

8-  Në pasaportë emri im është ndryshe.

9-  Kur kam qenë në një situatë të vështirë, më ka ndihmuar shumë një grua, por pas njëfarë kohe u dashurua me mua.